Hezbollahu sulmon me raketa kundër bazës ushtarake izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158584-hezbollahu_sulmon_me_raketa_kundër_bazës_ushtarake_izraelite
Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka kryer një sulm me raketa kundër një baze izraelite në pjesën veriore të Palestinës së pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2024 17:26 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon me raketa kundër bazës ushtarake izraelite

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka kryer një sulm me raketa kundër një baze izraelite në pjesën veriore të Palestinës së pushtuar.

Në një deklaratë të martën, Hezbollah njoftoi se kishte vënë në shënjestër bazën ushtarake Ramia në pjesën veriore të territoreve të pushtuara, duke i shkaktuar dëme asaj.

Si rezultat i operacioneve hakmarrëse të lëvizjes së rezistencës libaneze, rreth 930 ndërtesa në 86 vendbanime të sionistëve janë dëmtuar.

Radio e Ushtrisë Sioniste njoftoi se që nga mëngjesi i së hënës Hezbollahu ka lëshuar 90 raketa në drejtim të zonave veriore të Palestinës së pushtuar.

Deri më tani, dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanezë nga frika e sulmeve të rezistencës.