Jemenasit rrëzuan dronin amerikan MQ-9
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit bëri të ditur se mbrojtja ajrore e vendit ka lokalizuar dhe ka rrëzuar të mërkurën një dron amerikan MQ-9 gjatë kryerjes së një misioni armiqësor në hapësirën ajrore të provincës Mareb.
Sipas rrjetit televiziv Al-Masira, gjeneral-brigade Jahja Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, njoftoi: "Në agimin e ditës së djeshme, ne kemi rrëzuar një dron amerikan MQ-9, që ishte duke kryer një mision armiqësor në hapësirën ajrore të provincës Mareb."
Jahja Sarei, me anë të një komunikate, ka njoftuar: “Rrëzimi i dronit amerikan MQ-9 është bërë me raketë tokë-ajër të prodhimit vendas. Operacioni për rrëzimin e dronit MQ-9 është kryer vetëm pak ditë pasi një tjetër dron i po këtij lloji është rrëzuar në hapësirën ajrore të provincës Al-Bajda.”
Sarei shtoi: “Ky është operacioni i gjashtë për rrëzimin e dronit MQ-9, i cili kryhet gjatë betejës "Çlirimi i Premtuar dhe Xhihadi i Shenjtë" në mbështetje të popullit palestinez.”
Në fund të kësaj deklarate, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit theksoi se këto forca do të vazhdojnë të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse për t'iu kundërvënë agresionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe të gjitha forcave agresore, si dhe të mbështesin kombin e shtypur palestinez në Gaza deri në përfundim të agresionit izraelit dhe deri në fund të bllokadës dhe rrethimit të kësaj zone.