Jugu i Libanit bombardohet me raketa të rënda të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158722-jugu_i_libanit_bombardohet_me_raketa_të_rënda_të_regjimit_sionist
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burime të lajmeve në Liban njoftuan se pushtuesi sionist ka vënë në shënjestër edhe një herë qytezën Bint Xhbeil në Libanin jugor me një sulm artilerie dhe bombardime ajrore mëngjesin e kësaj të diele.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2024 05:58 Europe/Tirane
  • Jugu i Libanit bombardohet me raketa të rënda të regjimit sionist

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burime të lajmeve në Liban njoftuan se pushtuesi sionist ka vënë në shënjestër edhe një herë qytezën Bint Xhbeil në Libanin jugor me një sulm artilerie dhe bombardime ajrore mëngjesin e kësaj të diele.

Pas sulmeve me raketa të Hezbollahut libanez mbi objektivat ushtarake në Galilenë Perëndimore, pushtuesit shënjestruan pozicionet në Bint Xhbeil me sulme artilerie dhe bombardime ajrore.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, zonat përreth vendbanimeve Shamstar dhe Tareya, pranë Baalbekut në Bekaa të Libanit, u vunë në shënjestër të sulmeve të regjimit sionist të shtunën në mbrëmje.

Nga ana tjetër, lëvizja libaneze Hezbollah njoftoi të shtunën mbrëma se shtabi i komandës së Batalionit 411 të artilerisë së regjimit sionist, në “Xha'tun” në veri të territoreve të pushtuara, është shënjestruar me raketë.

Më herët, mbrojtja e Hezbollahut njoftoi të shtunën se ka rrëzuar një dron të ushtrisë së këtij regjimi mbi Libanin jugor.

Ushtria izraelite gjithashtu e pranoi rrëzimin e  këtij droni me një raketë tokë-ajër.

Ky dron, i cili është i tipit “Hermes 900”, është një nga dronët më të avancuar dhe më të mëdhenj të ushtrisë sioniste, me vlerë 10 milionë dollarë.

Hezbollahu ka rrëzuar katër dronë izraelitë që nga fillimi i luftës.