Hamdan: Ne presim përgjigjen e Tel Avivit për marrëveshjen e armëpushimit
Përfaqësuesi i Hamasit në Liban në një intervistë për agjencinë e lajmeve France Press njoftoi se lëvizja është në pritje të përgjigjes së Tel Avivit për kushtet e propozuara nga Hamasi për vazhdimin e negociatave.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Osama Hamdan, një nga liderët e Hamasit, në një intervistë për agjencinë e lajmeve France Press të premten tha se Hamasi tashmë ka shpallur parimet e tij fikse për një armëpushim dhe ne presim të marrim përgjigjen e sionistëve dhe nëse marrim një përgjigje pozitive prej tyre, ka mundësi të diskutojmë detajet e marrëveshjes. Osama Hamdan theksoi: Vendet ndërmjetësuese duhet të garantojnë atë që është rënë dakord në negociatat me regjimin sionist. Ai shtoi: Ne treguam fleksibilitetin tonë për të ndaluar luftën dhe pushtimin e Gazës nga armiku. Hamdan vuri në dukje se: Roli i ndërmjetësuesve nuk kufizohet vetëm në paraqitjen e mendimeve dhe ideve, por përfshin edhe sigurimin e asaj që është rënë dakord. Ky lajm publikohet në të njëjtën kohë me përfundimin e raundit të parë të negociatave mes regjimit sionist dhe lëvizjes Hamas për shkëmbimin e të burgosurve në Doha, kryeqyteti i Katarit. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të premten konfirmoi se kreu i Mossad-it, i cili shkoi në Katar për bisedime me Hamasin, pasi përfunduan bisedimet në Doha u kthye në Izrael për të raportuar tek autoritetet. Zyra e Netanyahut bëri të ditur se pas takimit në Doha është rënë dakord që ekipet negociatore të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme. Në lidhje me këtë, Kanali 13 i regjimit sionist, duke cituar zyrtarë izraelitë raportoi, se negociatat për lirimin e pengjeve nuk do të jenë të lehta dhe mund të zgjasin tre deri në pesë javë.