Korrik 07, 2024 10:04 Europe/Tirane
  • Mesazh urimi i Sejed Hassan Nasrullah për Pezeshkian

Në një mesazh dërguar të shtunën në mbrëmje, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, duke uruar fitoren e Masoud Pezeshkian në zgjedhjet presidenciale iraniane, ka shprehur shpresën për vazhdimin e mbështetjes së Iranit  për boshtin e rezistencës në rajon.

Sipas IRNA, duke cituar faqen e lajmeve Al Ahed, Sejed Hassan Nasrullah iu drejtua Pezeshkian presidentit të zgjedhur të Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi: Me Shkëlqesinë tuaj do të vazhdojmë rrugën drejt fitores përfundimtare dhe shtylla e kësaj fitoreje do të jetë Irani i fortë islamik. Në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit thuhet: Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj dhe i lutem Zotit t'ju ndihmojë në arritjen e idealeve të popullit të devotshëm dhe besnik të Iranit. Ai shtoi: Ne në Hezbollah dhe lëvizjet e rezistencës e shohim Iranin si një mbështetje të fortë dhe të përhershme për rezistencën dhe të shtypurit. Të premten Masoud Pezeshkian u zgjodh president i popullit në fazën e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi fitoi shumicën e votave.

Tags