Ushtarët e ushtrisë gjenocidale izraelite sulmuan kampin "Balata" në qytetin Nablus
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160242-ushtarët_e_ushtrisë_gjenocidale_izraelite_sulmuan_kampin_balata_në_qytetin_nablus
Në sulmin e ushtrisë gjenocidale izraelite në kampin “Balata” në qytetin e Nablusit, në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, një palestinez u plagos dhe dy palestinezë u arrestuan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 11, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Ushtarët e ushtrisë gjenocidale izraelite sulmuan kampin

Në sulmin e ushtrisë gjenocidale izraelite në kampin “Balata” në qytetin e Nablusit, në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, një palestinez u plagos dhe dy palestinezë u arrestuan.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr,  ushtarët e regjimit sionist bastisën vendbanimet "Asira" dhe "Balata" në qytetin Nablus, "Atil", "Zatia" dhe "Qafin" në veri të Tulkarm dhe sulmuan zonën "Dëar al-Sharqa" në qytetin Qalqilyeh në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Në një tjetër lajm organizata  Mjekët pa Kufij paralajmëroi për pezullimin e kujdesit shëndetësor në spitalin Nasser në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, për shkak të mungesës së madhe të furnizimeve mjekësore dhe karburantit. Pas më shumë se 9 muajsh nga fillimi i luftës, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç masakrimeve, shkatërrimeve, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimit të organizatave të ndihmës së shpejtë dhe imponimit të urisë në këtë rajon. Sipas raportit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë për Rripin e Gazës, numri i dëshmorëve në Gaza që nga 7 tetori 2023, në të njëjtën kohë me sulmet e regjimit sionist në këtë rajon, ka arritur në 38 mijë e 295 persona dhe numri i të lënduarve ka arritur në 88 mijë e 241 persona.