Hezbollahu i Irakut thekson zgjerimin e operacioneve të Rezistencës kundër Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160336-hezbollahu_i_irakut_thekson_zgjerimin_e_operacioneve_të_rezistencës_kundër_izraelit
Në përgjigje të krimit të kryer së fundmi nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, "Kata'ib Hezbollah" i Irakut njoftoi zgjerimin e operacioneve kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 14, 2024 21:04 Europe/Tirane
  • Hezbollahu i Irakut thekson zgjerimin e operacioneve të Rezistencës kundër Izraelit

Në përgjigje të krimit të kryer së fundmi nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, "Kata'ib Hezbollah" i Irakut njoftoi zgjerimin e operacioneve kundër regjimit sionist.

"Kata'ib Hezbollah" i Irakut, me anë të një deklarate, njoftoi se armiku sionist kupton vetëm gjuhën e armëve dhe se kjo çështje kërkon zgjerimin  e operacioneve kundër regjimit izraelit nga ana e Boshtit të Rezistencës.

Në të njëjtën kohë, Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi në një deklaratë për sulmin me dronë në portin "Umm al-Rashrash" (Eilat) dhe njoftoi se ky sulm është kryer në mbështetje të popullit palestinez dhe në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Më herët, grupet e Rezistencës Islamike të Irakut kanë vënë në shënjestër me dronë dhe një objektiv të rëndësishëm në portin e Haifës në territoret e pushtuara.

Rezistenca Islamike e Irakut, gjatë kryerjes së operacioneve të ndryshme në territoret e pushtuara, ka theksuar gjithmonë rolin e saj në mbështetjen e popullit të Gazës dhe intensifikimin e sulmeve kundër pushtuesve sionistë.