Marshimi i jemenasve në mbështetje të popullit të Gazës
(last modified 2024-07-19T17:39:45+00:00 )
Korrik 19, 2024 19:39 Europe/Tirane

Njerëzit e Jemenit në Saada shprehën edhe një herë mbështetjen e tyre për popullin palestinez në Gaza me një pjesëmarrje të madhe prej miliona marshuesve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, populli i Jemenit shprehu mbështetjen e tij për popullin palestinez në Gaza dhe shprehu neverinë e tij për krimet dhe gjenocidet e panumërt të regjimit sionist, në Saada, ashtu siç kanë vepruar në të premtet e mëparshme.

Marshi jemenas u mbajt sot në provincën Saada, me sloganin “Të qëndrojmë me Gazën në sytë e të gjithë mercenarëve”.

Që nga fillimi i sulmeve barbare të regjimit sionist më 7 tetor 2023, jemenasit kanë mbajtur vazhdimisht marshime në shkallë të gjerë në Sana dhe 14 provinca të tjera të Jemenit, duke shprehur solidaritetin e tyre me kombin palestinez, duke dënuar vazhdimin e vrasjet në Rripin e Gazës dhe duke mbështetur operacionet e forcave të armatosura jemenase dhe të fronteve që mbështesin rezistencën dhe Palestinën.

 

Tags