Martirizohen 256 të burgosur palestinezë në burgjet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160752-martirizohen_256_të_burgosur_palestinezë_në_burgjet_e_regjimit_sionist
Klubi i të burgosurve palestinezë në një raport njoftoi se që nga viti 1967, 256 të burgosur palestinezë janë martirizuar në burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2024 07:09 Europe/Tirane
  • Martirizohen 256 të burgosur palestinezë në burgjet e regjimit sionist

Klubi i të burgosurve palestinezë në një raport njoftoi se që nga viti 1967, 256 të burgosur palestinezë janë martirizuar në burgjet e regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia të Turqisë, Klubi i të Burgosurve Palestinez në këtë raport shtoi: Dhjetëra të burgosur palestinezë janë martirizuar në Gaza në formën e ekzekutimeve në terren nga ushtarët sionistë. Në rastin e fundit, Sheikh Mustafa Abu Ara, një nga udhëheqësit e lartë të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), ra dëshmor në burgun e regjimit pushtues sionist. Klubi i të burgosurve palestinezë njoftoi se Organizata Sioniste e Burgjeve së fundmi kishte transferuar Sheikh Abu Ara nga burgu Raymon në spitalin Soroka për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar fizike. Me martirizimin e këtij lideri të Hamasit, numri i të burgosurve palestinezë që ranë dëshmorë nga torturat në burgjet e regjimit sionist që nga fillimi i luftës kundër Gazës më 7 tetor është rritur në 19 persona. Ndërkaq, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA) të premten njoftoi se ushtria izraelite në dy javët e fundit ka bombarduar 8 shkolla të lidhura me këtë organizatë në Gaza. UNRËA kishte njoftuar më parë se që nga fillimi i luftës në Gaza, rreth 70% e shkollave të agjencisë janë vënë në shënjestër të ushtrisë sioniste. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, që nga 7 tetori i kaluar numri i dëshmorëve të luftës kundër Gazës është rritur në 39 mijë e 175 persona dhe numri i të lënduarve është rritur në 90 mijë e 403 persona. Më shumë se 10,000 njerëz rezultojnë ende të zhdukur dhe të bllokuar nën rrënoja në Rripin e Gazës.