Regjimi sionist kryen sulme në jug të Libanit
Në mes të përshkallëzimit të tensioneve me regjimin sionist për shkak të një sulmi me raketa në lartësitë e pushtuara të Golanit, që rezultoi me vdekjen e 12 personave, Tel Avivi bombardoi qytetet jugore të Libanit.
Sipas IRNA, në këto sulme, nga avionët e regjimit sionist janë bombarduar zonat Haëlah, Misreba, Eita Shaab, Khayyam, Shahin, Yaron, Mis al-Jabal, Kafarkala dhe Burj Shamali. Kjo përkundër faktit se rezistenca islamike e Libanit njoftoi pak orë më parë në dy deklarata të veçanta se në linjë me mbështetjen e palëkundur të kombit palestinez në Rripin e Gazës dhe mbështetjen e rezistencës së tyre trime dhe fisnike dhe në përgjigje të sulmeve të armikut sionist në fshatrat rezistente dhe zonat e sigurta në jug të Libanit, luftëtarët e rezistencës islame shënjestruan qendrën e grumbullimit të ushtarëve sionistë në vendbanimet sioniste al-Manara dhe Shatula në veri të territoreve të pushtuara. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe gjenocidit kundër palestinezëve në këtë rajon, Hezbollahu ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara. Kjo çështje që ka shkaktuar frikë në mesin e sionistëve që jetojnë në këto zona. Deri më tani, me dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve të Libanit nga frika e sulmeve të rezistencës.