Grupet e rezistencës shprehën ngushëllimet e tyre për martirizimin e Haniyeh
Grupet dhe autoritetet palestineze të rezistencës shprehën ngushëllimet e tyre për martirizimin e Ismail Haniyeh, kreut të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).
Zyra për marrëdhëniet e përgjithshme me publikun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në një njoftim bëri të ditur se Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit dhe një nga truprojat e tij u martirizuan mëngjesin e së mërkurës në një sulm në rezidencën e tyre në Teheran. Lidhur me këtë, sipas IRNA, Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një deklaratë ka shprehur ngushëllimet për kombin e madh të Palestinës, ummetit islam dhe arab dhe gjithë njerëzve të lirë të botës për martirizimin e Ismail Haniyeh, shefit të zyrës politike të kësaj lëvizjeje. Moussa Abu Marzouq, anëtar i zyrës politike të Hamasit, theksoi: Vrasja e liderit Ismail Haniyeh ishte një akt frikacak që nuk do të mbetet pa përgjigje. “Sami Abu Zahari” mes liderëve të tjerë të Hamasit gjithashtu tha: Ne po bëjmë një luftë të hapur për çlirimin e Kodsit dhe jemi të gatshëm të paguajmë kosto të ndryshme. Edhe Ansarullah i Jemenit duke lëshuar një deklaratë theksoi: Vrasja e Ismail Haniyeh, kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran, është një krim terrorist dhe një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar. Në përgjigje të krimit që coi në martirizimin e Ismail Haniyeh, këshilltari i kreut të Autoritetit Palestinez tha: Ne qëndrojmë pranë Hamasit. Në këtë drejtim, grupet e rezistencës kanë kërkuar nga populli palestinez që pas martirizimit të Ismail Haniyeh të vendosë në axhendën e tyre organizimin e demonstratave dhe protestave kundër pushtuesit sionistë në të gjitha zonat e Palestinës.