Urdhri urgjent i Netanyahut pas martirizimit të Ismail Haniyeh
Zyra e kryeministrit të regjimit sionist kërkoi nga ministrat e këtij regjimi që të mos reagojnë për vrasjen e kreut të byrosë politike të lëvizjes Hamas.
Burimet hebraike raportuan se zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu u ka kërkuar ministrave të këtij regjimi që të mos reagojnë për vrasjen e Ismail Haniyeh, kreut të byrosë politike të lëvizjes Hamas. Kanali "Kan Hebrew" raportoi se Tel Avivi nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyeh. Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se është njohur me lajmin për vrasjen e kreut të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas). CNN citoi një zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë të thoshte se Uashingtoni ishte i informuar për raportet për vrasjen e Ismail Haniyeh, kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran, por për momentin nuk pranoi të komentojë më tej. Pas vrasjes së dëshmorit Haniyeh, regjimi sionist bllokoi hapësirën e tij ajrore nga frika e sulmeve me raketa dhe dron nga rezistenca. Mediat e regjimit sionist raportuan se sistemi i qarkullimit ajror i territoreve të pushtuara nga rajoni Al-Khadira e deri në Haifa dhe zonat veriore të territoreve të pushtuara do të bllokohet për 24 orë. Ky veprimi i regjimit sionist në mbylljen e hapësirës ajrore të territoreve të pushtuara vjen si pasojë e shqetësimit nga sulmet e gjera me raketa dhe dron në territoret e pushtuara.