Pezullimi i bisedimeve për armëpushim në Gaza
Pas vrasjes së kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran, kjo lëvizje ka pezulluar negociatat për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Gazeta ndërrajonale "Rai Elyoum" citoi disa burime dhe shkruante se Hamasi ka njoftuar ndërmjetësuesit se situata pas vrasjes së Haniyeh nuk është e njëjta si më parë dhe se tani e tutje, kushte të vështira dhe të reja do t'i vendosen regjimit sionist.
Këto burime konfirmuan se vendimi i lëvizjes Hamas për pezullimin e negociatave do t'u njoftohet ndërmjetësuesve egjiptianë dhe katariotë brenda orëve të ardhshme dhe se çështjet e lartpërmendura do të pezullohen për një kohë të gjatë.
Vendimi i Hamasit u mor pasi regjimi sionist shkeli të gjitha vijat e kuqe duke vrarë Ismail Haniyeh.