Pezullimi i bisedimeve për armëpushim në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160910-pezullimi_i_bisedimeve_për_armëpushim_në_gaza
Pas vrasjes së kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran, kjo lëvizje ka pezulluar negociatat për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2024 17:02 Europe/Tirane
  • Pezullimi i bisedimeve për armëpushim në Gaza

Pas vrasjes së kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran, kjo lëvizje ka pezulluar negociatat për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve.

 

Gazeta ndërrajonale "Rai Elyoum" citoi disa burime dhe shkruante se Hamasi ka njoftuar ndërmjetësuesit se situata pas vrasjes së Haniyeh nuk është e njëjta si më parë dhe se tani e tutje, kushte të vështira dhe të reja do t'i vendosen regjimit sionist.

Këto burime konfirmuan se vendimi i lëvizjes Hamas për pezullimin e negociatave do t'u njoftohet ndërmjetësuesve egjiptianë dhe katariotë brenda orëve të ardhshme dhe se çështjet e lartpërmendura do të pezullohen për një kohë të gjatë.

Vendimi i Hamasit u mor pasi regjimi sionist shkeli të gjitha vijat e kuqe duke vrarë Ismail Haniyeh.