Veriu i Palestinës së pushtuar u bombardua me raketa
Hezbollahu i Libanit bombardoi vendbanimet sioniste në veri të Palestinës së pushtuar.
Sipas raportimit të kanalit televiziv "Al-Alam", media në gjuhën hebraike njoftoi se rreth 60 raketa u hodhën nga Libani drejt rajonit "Al-Jalil al-Gharbi". Hezbollahu i Libanit gjithashtu në një deklaratë njoftoi se në përgjigje të sulmit ajror të Izraelit në qytetin "Shama" dhe martirizimit të një numri civilësh, hodhi me dhjetëra raketa Katyusha në qytetin "Mustafa". Burimet izraelite gjithashtu raportuan se raketat kanë rënë në veri të Palestinës së pushtuar dhe sirenat paralajmëruese janë dëgjuar në rajonin Al-Jalil. Kanali në gjuhën hebraike "Kan" gjithashtu raportoi se Hezbollahu hodhi me dhjetëra raketa pas martirizimit të "Fouad Shukar". Ndërkohë, Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë sioniste, në një konferencë për shtyp u kërkoi banorëve të territoreve të pushtuara të jenë “vigjilentë”, duke thënë se ushtarët e këtij regjimi janë në gatishmëri. Ky paralajmërim është lëshuar pasi Sejed Hassan Nasrullah iu drejtua regjimit izraelit dhe tha: “U kënaqët pak por do të qani shumë, akoma nuk e dini cfare vijash të kuqe keni kaluar, çfarë keni bërë dhe deri ku keni shkuar”. Sejed Hassan Nasrullah gjithashtu tha: “Ne kemi hyrë në një fazë të re në të gjitha frontet dhe armiku duhet të presë hakmarrjen në rajon.