Spitalet izraelite në gatishmëri
(last modified Sat, 03 Aug 2024 07:21:33 GMT )
Gusht 03, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Spitalet izraelite në gatishmëri

Mediat e regjimit sionist raportuan të premten se spitalet izraelite janë në gatishmëri të plotë për një sulm të mundshëm ndaj këtij regjimi.

Sipas IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve palestineze "Sama", media sioniste shtoi: Disa spitale janë gati të transferojnë pacientët në parkingje nëntokësore për kurim. Gjithashtu raportohet se Ministria e Shëndetësisë e regjimit sionist është e gatshme të ruajë qendrat shëndetësore nga zjarri dhe të pranojë të plagosurin e mundshëm. Nga ana tjetër, raportohet se të gjithë organet e regjimit sionist janë vënë në gatishmëri të lartë pas vrasjes së Ismail Haniyeh, kreut të byrosë politike të lëvizjes Hamas dhe Fuad Shukar, komandantit të lartë të Hezbollahut. Haniyeh u martirizua të mërkurën në sulmin e verbër dhe frikacak të regjimit sionist në rezidencën e tij në Teheran. Shukar u martirizua të martën gjithashtu në sulmin e regjimit sionist në periferinë jugore të Bejrutit.