Netanyahu: Irani kërkon të na rrethojë neve
(last modified Mon, 05 Aug 2024 09:43:55 GMT )
Gusht 05, 2024 11:43 Europe/Tirane
  • Netanyahu: Irani kërkon të na rrethojë neve

Kryeministri i regjimit sionist bëri të ditur se Tel Avivi është i gatshëm të përballet me sulmet e mundshme ndaj këtij regjimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, në retorikën e tij të fundit, Netanyahu theksoi edhe një herë intensifikimin e sulmeve ndaj Gazës dhe në kundërshtim me qëndrimet e tij të mëparshme për negociatat me Hamasin, tha: "Besoj se vetëm rritja e presionit ushtarak ndaj Hamasit në Gaza mund të na sjellë përfundimisht në arritjen e të gjitha qëllimeve tona në këtë luftë."

Duke iu referuar premtimit për hakmarrje nga Irani dhe Boshti i Rezistencës për shkak të vrasjes së Ismail Hanijes në Teheran, ai shtoi: "Irani dhe aleatët e tij po kërkojnë të na rrethojnë. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë kundër tyre në të gjitha vendet dhe në të gjitha frontet nga afër dhe larg. Kushdo që na dëmton do të paguajë një çmim të rëndë."

Kërcënimi i Netanyahut vjen në një kohë kur Amerika ka forcuar praninë e saj në rajon me të gjitha forcat për të mbrojtur këtë regjim nga një sulm i mundshëm i Iranit.

Uashingtoni luajti rolin kryesor në mbrojtjen ajrore të regjimit sionist gjatë sulmit të Iranit në territoret e pushtuara më 14 prill, kështu që sistemi mbrojtës i këtij regjimi nuk ishte në gjendje t'i kundërvihej sulmit të Teheranit; dhe ishin Amerika dhe aleatët e saj, duke përfshirë Francën dhe Anglinë, ata të cilët u përpoqën të mbronin Tel Avivin.