Lapid sulmon Netanyahun: Kemi pesë ditë që presim bombardimin!
Kreu i opozitës së kabinetit të regjimit sionist, Yair Lapid, ka sulmuar kryeministrin e këtij regjimi, Benjamin Netanyahu dhe ka thënë se i gjithë Izraeli ka pesë ditë që pret bombardimet.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar agjencinë palestineze të lajmeve Sama News, Lapid shtoi: "A është ndonjë standard i ri ky që po dëshmojmë ditët e fundit? A është e pranueshme për ju që për pesë ditë i gjithë Izraeli të rrijë dhe të presë të shohë se kush do të na bombardojë? Kjo, sepse nuk ka parandalim dhe qeveri."
Ankthi dhe trazirat psikologjike të regjimit izraelit po shtohen dita-ditës për shkak të reagimit të sigurt të Iranit ndaj vrasjes së dëshmorit Ismail Haniyeh dhe të reagimit të Rezistencës Islamike Libaneze ndaj vrasjes së dëshmorit Fuad Shukr.
Mediat në gjuhën hebreje raportuan për çrregullime në lëvizjen nëpërmjet vendkalimeve dhe aeroporteve, anulimin e shumë fluturimeve si dhe konfuzionin e pasagjerëve për shkak të frikës nga sulmi hakmarrës i Iranit.
Fuad Shukr, një nga komandantët e shquar të Hezbollahut të Libanit, u vra dhe ra dëshmor mbrëmjen e të martës së kaluar në sulmin me dron të regjimit sionist në jug të këtij vendi.
Pas rënies martire të Ismail Haniyeh dhe Fuad Shukr, autoritetet dhe zyrtarët e lartë të Boshtit të Rezistencës njoftuan se do të hakmerren nga regjimi sionist për gjakun e këtyre komandantëve martirë.