Jahja Sinwar zëvendëson Ismail Haniyeh si udhëheqës politik i Hamasit
Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas njoftoi se ka zgjedhur komandantin me bazë në Gaza, Jahja Sinwar, si udhëheqësin e ri politik të grupit, pasi Ismail Haniyeh u vra në një sulm izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.
Në një deklaratë të martën, Hamasi njoftoi "përzgjedhjen e komandantit Jahja Sinwar si kreun e byrosë politike të lëvizjes, duke pasuar liderin martir Ismail Haniyeh, Allahu e mëshiroftë".
Sinwar, një komandant ushtarak i rangut të lartë i Hamasit, u bë udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës në shkurt 2017, duke e marrë këtë post nga Haniyeh.
Ai ishte arkitekti kryesor i Operacionit të befasishëm Stuhia Al-Aksa që Hamasi nisi kundër regjimit pushtues sionist në përgjigje të fushatës së tij prej dekadash të shtypjes dhe shkatërrimit kundër palestinezëve.
Sinwar, 61 vjeç, është gjithashtu ndër objektivat kryesorë të kërkuar nga regjimi izraelit, i cili ka vendosur një shpërblim prej 400,000 dollarë për kokën e tij pas operacionit të 7 tetorit.