Sulm i Hezbullahut me dron ndaj artilerisë izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161144-sulm_i_hezbullahut_me_dron_ndaj_artilerisë_izraelite
Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër bazën e artilerisë së regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2024 20:56 Europe/Tirane
  • Sulm i Hezbullahut me dron ndaj artilerisë izraelite

Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër bazën e artilerisë së regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Lëvizja libaneze Hezbollah, sot në mbrëmje (e mërkurë) njoftoi se në mbështetje të popullit palestinez dhe në përgjigje të sulmeve terroriste të regjimit sionist në Libanin jugor, shënjestroi bazën e artilerisë së regjimit sionist në zonë Al-Za'ourah në veri të Palestinës së pushtuar.

Hezbollahu theksoi se kjo pikë u sulmua nga një skuadrilje dronësh vetëvrasës dhe në këtë operacion u shënjestruan drejtpërdrejt edhe ushtarët izraelitë.

Rezistenca Islamike e Libanit ka njoftuar mbrëmjen e sotme një sulm me raketa në bazën ushtarake izraelite Al-Malkiya në veri të Palestinës së pushtuar.

Hezbollahu, këtë pasdite, njoftoi gjithashtu se baza ushtarake Jalul Alam në veri të Palestinës së pushtuar ishte objektiv i një sulmi artilerie nga forcat e Rezistencës libaneze.