Paralajmërimi i Iranit mbylli aeroportin Ben Gurion
(last modified Wed, 07 Aug 2024 18:59:52 GMT )
Gusht 07, 2024 20:59 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Iranit mbylli aeroportin Ben Gurion

Burimet izraelite kanë publikuar sot (e mërkurë) pamje që tregojnë se aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv është zbrazur plotësisht pas paralajmërimit të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, shumë kompani ndërkombëtare kanë anuluar fluturimet e tyre drejt aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit.

Anulimi i fluturimeve u bë pasi Irani paralajmëroi regjimin sionist se përgjigja ndaj vrasjes së komandantëve të rezistencës do të ishte e sigurt.

Burimet izraelite thonë se shumë kolonë sionistë janë bllokuar në aeroportet e huaja pas anulimit të fluturimeve.

Kompania italiane “ITA” është një nga kompanitë ajrore që ka njoftuar se ka anuluar udhëtimet drejt Tel Avivit dhe anasjelltas për shkak të “zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme”.

Gazeta izraelite Kakalist shkruan se rreth 25 kompani ajrore kanë anuluar të gjitha fluturimet e tyre drejt Izraelit.

Sipas burimeve izraelite, pezullimi i fluturimeve për në Tel Aviv dhe anasjelltas ka komplikuar situatën e transportit ajror dhe çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm.