Anulimi i të gjitha fluturimeve amerikane drejt Palestinës së pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161530-anulimi_i_të_gjitha_fluturimeve_amerikane_drejt_palestinës_së_pushtuar
Radiotelevizioni izraelit njoftoi anulimin e të gjitha fluturimeve amerikane drejt dhe nga Palestina e pushtuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 19, 2024 08:42 Europe/Tirane
  • Anulimi i të gjitha fluturimeve amerikane drejt Palestinës së pushtuar

Radiotelevizioni izraelit njoftoi anulimin e të gjitha fluturimeve amerikane drejt dhe nga Palestina e pushtuar.

Sipas IRNA, duke cituar faqen e lajmeve "Al-Nashrah", Radiotelevizioni izraelit njoftoi se linjat ajrore amerikane kanë anuluar të gjitha fluturimet e tyre drejt aeroportit Ben Gurion në Izrael deri në prill të vitit 2025.

Më herët gazeta sioniste “Israel Hiyum” shkruante: "Aktualisht në faqen e kompanisë së përmendur dhe qendrës së rezervimeve nuk ka fluturime direkte për dhe nga Palestina e pushtuar dimrin e ardhshëm".

Më parë, Delta Airlines njoftoi se ka anuluar fluturimet e saj nga Nju Jorku në Tel Aviv deri më 31 gusht. Linjat ajrore të Bullgarisë, Lituanisë dhe Etiopisë njoftuan gjithashtu se kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Palestinës së pushtuar.