Hamasi ngushëllon për martirizimin e truprojave të dëshmorit Ismail Haniyeh
(last modified Tue, 20 Aug 2024 06:14:33 GMT )
Gusht 20, 2024 08:14 Europe/Tirane
  • Hamasi ngushëllon për martirizimin e truprojave të dëshmorit Ismail Haniyeh

Në një deklaratë në mëngjesin e së martës, lëvizja Hamas ka shprehur ngushëllime për martirizimin e 6 truprojave të dëshmorit Ismail Haniyeh, ish-shefit të zyrës politike të kësaj lëvizjeje, në një sulm ajror të regjimit sionist në Gaza.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shihab, pas sulmit kriminal të forcave pushtuese sioniste në kampin Shati në perëndim të Gazës të hënën, 9 palestinezë, duke përfshirë 6 shoqërues dhe truproja të dëshmorit Ismail Haniyeh, ish-kreu i byrosë politike të Lëvizjes Hamas, ranë dëshmorë.

Në deklaratën e Hamasit thuhet: Ky krim tregon kulmin e urrejtjes së pushtuesit sionist ndaj të gjithë atyre që ishin të lidhur ngushtë me liderin martir Ismail Haniyeh dhe kjo konsiderohet si vazhdimësi e krimeve të mëparshme në këtë drejtim, me vrasjen e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij dhe me bombardimin e shtëpive të të afërmve të tij dhe krimet ndaj tij nuk përfunduan me vrasjen e tij në Teheran.

Lëvizja Hamas theksoi se krimet e armikut sionist në asnjë rrethanë nuk mund të shkatërrojnë vullnetin e rezistencës brenda kombit palestinez dhe në lëvizjen Hamas, e cila ka sakrifikuar të dashurit e saj në këtë luftë ashtu si pjesa tjetër e kombit.