Rezistenca Libaneze sulmon një anije patrullimi izraelite
(last modified Sun, 25 Aug 2024 18:47:30 GMT )
Gusht 25, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Rezistenca Libaneze sulmon një anije patrullimi izraelite

Mediat gradualisht po nxjerrin në pah aspekte të reja të operacionit hakmarrës të Hezbollahut libanez kundër territoreve të pushtuara, raportoi kanali Al-Manar.

Mediat izraelite nga ana e tyre njoftuan se mëngjesin e kësaj të diele, më 25 gusht, Rezistenca Libaneze sulmoi një anije luftarake izraelite.

Këto media saktësuan se bëhej fjalë për një anije patrullimi e quajtur Super Dvora Mk3.

Mediat izraelite pranuan se gjatë këtij sulmi një ushtar sionist u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Paraprakisht, në një deklaratë Hezbollahu ka njoftuar se faza e parë e operacioneve të kryera si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së dëshmorit Fuad Shukr nga Izraeli, ka përfunduar me sukses.

Hezbollah tha se më shumë detaje mbi operacionet e tij ushtarake do të njoftohen së shpejti në komunikatat pasuese.

 

Tags