Rezistenca Libaneze kryen sulm me raketa në 3 vendbanime sioniste
(last modified Mon, 02 Sep 2024 18:07:52 GMT )
Shtator 02, 2024 20:07 Europe/Tirane
  • Rezistenca Libaneze kryen sulm me raketa në 3 vendbanime sioniste

Rezistenca Islamike e Libanit ka kryer një sulm me raketa në tre vendbanime sioniste në veri të territoreve të pushtuara palestineze.

Rezistenca Islamike e Libanit në një deklaratë njoftoi se në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencës së tij të guximshme dhe të heroike dhe në përgjigje të sulmeve të armikut sionist ndaj fshatrave dhe zonave të banuara të Libanit jugor, luftëtarët e Rezistencës Islamike Libaneze shënjestruan edhe një herë me raketa Katyusha qytetet Ein Yakov, Gatun dhe Yahyam në veri të Izraelit.

Me fillimin e Operacionit Stuhia Al-Aksa nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu i Libanit, për të angazhuar një pjesë të madhe të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe për të ulur presionin mbi rezistencën në Gaza, ka kryer çdo ditë operacione të rënda kundër regjimit sionist brenda territorit palestinez.

Si pasojë e këtyre sulmeve, një numër i madh i kolonëve sionistë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe sipas raportimeve të mediave sioniste, shumica e banorëve të mbetur në këtë zonë vuajnë nga probleme mendore dhe psikologjike.

 

Tags