Martirizohen 6 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i162070-martirizohen_6_palestinezë_të_tjerë_në_bregun_perëndimor
Gjatë sulmit në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vrau edhe 6 palestinezë të tjerë në këtë zonë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 05, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Martirizohen 6 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor

Gjatë sulmit në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vrau edhe 6 palestinezë të tjerë në këtë zonë.

Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se numri i dëshmorëve të sulmit me dron të ushtrisë izraelite ndaj një automjeti në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor është rritur në 6 persona.

Më herët u bë e ditur se ushtria okupatore sioniste ka shënjestruar me dron mëngjesin e sotëm një makinë në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor dhe në këtë krim kanë rënë dëshmorë 5 palestinezë.

Burimet palestineze njoftuan gjithashtu se ushtria pushtuese sioniste u largua nga kampi al-Fara'a në jug të Tubas pasi kreu një krim në këtë kamp refugjatësh.

Ushtria sioniste u largua gjithashtu nga qyteti Tulkarm dhe kampi i tij në veri të Bregut Perëndimor pas një sulmi masiv disaditor.

Në të njëjtën kohë, burime palestineze njoftuan se ushtria izraelite ka vendosur një rrethim të ashpër në Hebronin jugor.