Shkatërrimi i sistemeve "Al-Asi" të Izraelit
(last modified Sat, 07 Sep 2024 07:23:54 GMT )
Shtator 07, 2024 09:23 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i sistemeve

Pars Today - Shkatërrimi i sistemeve "Al-Asi" nga Hezbollahu, rritja e numrit të ushtarëve sionistë të plagosur në luftën e Gazës, konflikti intensiv midis policisë dhe demonstruesve në Tel Aviv dhe kritikat e vazhdueshme kundër Netanyahut për ndërprerjen  e negociatave të armëpushimit, janë disa nga zhvillimet më të reja rreth Palestinës në ditët e fundit.

Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër katër baza të inteligjencës-spiunazhit të ushtrisë sioniste në veri të territoreve të pushtuara. Sipas Pars Today, Hezbollahu i Libanit, në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencës së tij të guximshme, shënjestroi sistemet teknike të bazës "Al-Asi" dhe ky sulm çoi në shkatërrimin e pajisjeve të kësaj baze. Al-Asi është një nga bazat kufitare vendimtare dhe të rëndësishme të Izraelit në veri të Palestinës së pushtuar. Ajo ndohet në mes të dy bazave "Al-Baghdadi" dhe "Bayad Belida" përballë qytetit "Mis Al-Jabal", ku shumica e sulmeve artilerie të ushtrisë pushtuese në vendbanimin al-Jabal kryhen përmes pajisjeve të vendosura atje. Në një tjetër operacion, Hezbollahu ka qëlluar drejt vendndodhjes së ushtarëve të regjimit sionist në bazën “Al-Samaqah” në kodrat e pushtuara “Kafer Shoba”. Rezistenca Islamike Libaneze gjithashtu nisi një sulm me mortaja në bazën Al-Radar në fushat e pushtuara Shebaa. Pas epërsisë së forcave të rezistencës në terren kundër forcave sioniste, një media izraelite zbuloi të martën mbrëma se që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, janë plagosur 10.400 ushtarë të këtij regjimi. Lufta në Rripin e Gazës ka hyrë në muajin e 11-të, ndërkohë që disa media sioniste kanë vënë në dukje censurën e ashpër të ushtrisë izraelite në shpalljen e statistikave të viktimave; Ky veprim është ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të viktimave të ushtarëve sionistë në luftën kundër Rripit të Gazës dhe frikës nga reagimet e mëtejshme të brendshme në territoret e pushtuara. Vazhdimi i krimeve sioniste në Gaza dhe dëshpërimi i kabinetit të Netanyahut në menaxhimin e luftës kanë ngjallur shumë kritika. Ndërkohë; Të hënën dhe të martën me dhjetëra mijëra sionistë në qytetet e Tel Avivit, Jerusalemit të pushtuar, Beer Shebës dhe qyteteve të tjera të pushtuara palestineze demonstruan kundër Benjamin Netanyahut dhe kërkuan një marrëveshje me Hamasin. Kjo demonstratë, e cila u mbajt për t'i bërë presion kabinetit për të nënshkruar menjëherë marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin, u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë. Demonstratat antiqeveritare po mbahen në qytete të ndryshme të Palestinës së pushtuar, ndërsa batalionet "Ezzedin Al-Qassam" dega ushtarake e lëvizjes Hamas publikuan një video të regjistruar të një prej 6 të burgosurve sionistë, trupat e të cilëve u zbuluan së fundmi në Rripin e Gazës, e cila përmban protestën e tij kundër mospërfilljes së kryeministrit të regjimit pushtues ndaj fatit të robërve.

Tags