Rezistenca libaneze ndërpret energjinë elektrike të vendbanimeve sioniste
(last modified Sat, 07 Sep 2024 07:24:28 GMT )
Shtator 07, 2024 09:24 Europe/Tirane
  • Rezistenca libaneze ndërpret energjinë elektrike të vendbanimeve sioniste

Pars Today - Fronti i Rezistencës për të mbështetur popullin e shtypur palestinez vuri në shënjestër pushtuesit izraelitë dhe mbështetësit e tyre.

Hezbollahu i Libanit njoftoi se në mbështetje të kombit palestinez në Gaza dhe rezistencës së tij të guximshme dhe fisnike, me disa raketa Katyusha ka vënë në shënjestër vendbanimet sioniste "Ain Yaqoub", "Gatun" dhe "Yahiam". Sipas Pars Today, njësia e artilerisë së Hezbollahut goditi një vend grumbullimi të ushtarëve sionistë në lartësitë "Adatharit". Të hënën, Hezbollahu gjithashtu shënjestroi me raketa zonën "Zabdin" e vendosur në fushat e pushtuara të Shaba'a dhe rajonin "Al-Ramtha" i vendosur në kodrat e pushtuara Kafer Shuba. Mediat e regjimit sionist bënë të ditur se pas sulmit me raketa të Hezbollahut libanez ndaj vendbanimit sionist “Ain Jaqoub”, këtij rajoni iu ndërpre energjia elektrike. Ushtria jemenase gjithashtu njoftoi: Anija (BLUE LAGOON I) është shënjestruar në Detin e Kuq për shkak të shkeljes së ndalimit të qarkullimit drejt porteve të tokave të pushtuara. Sipas deklaratës së zëdhënësit të forcave të armatosura jemenase, Yahya Saree, kjo anije u vu në shënjestër të sulmeve me raketa dhe dron nga rezistenca jemenase. Duke iu referuar suksesit të këtij sulmi, zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase theksoi vazhdimin e operacioneve detare të forcave të armatosura jemenase në mbështetje të kombit dhe rezistencës palestineze deri në ndalimin e agresionit sionist dhe heqjen e bllokadës kundër Rripit të Gazës. Që nga 7 tetori, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, regjimi sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës. Nga ana tjetër, rezistenca palestineze në Gaza dhe grupet e tjera të rezistencës në Liban, Irak, Jemen dhe Siri kanë paralajmëruar se regjimi sionist do të paguajnë për këto krime që po kryen. Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 40 mijë palestinezë janë martirizuar dhe mbi 94 mijë janë plagosur në sulmet e regjimit sionist në Gaza.  Regjimi izraelit u krijua në vitin 1917 me projektimet e kolonializmit britanik dhe nëpërmjet imigrimit të hebrenjve nga vende të ndryshme në tokën palestineze dhe ekzistenca e tij u shpall në vitin 1948. Që atëherë, janë zbatuar plane të ndryshme të vrasjeve masive për të detyruar palestinezët që të largohen dhe që regjimi sionist të marrë nën kontroll të gjithë tokën e tyre.

Tags