Trupat amerikane do të largohen nga Iraku brenda dy viteve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i162208
Ministri irakian i Mbrojtjes tha se forcat amerikane do të largohen nga Iraku brenda 2 viteve të ardhshme.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shtator 09, 2024 10:00 Europe/Tirane
  • Trupat amerikane do të largohen nga Iraku brenda dy viteve

Ministri irakian i Mbrojtjes tha se forcat amerikane do të largohen nga Iraku brenda 2 viteve të ardhshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; Në një intervistë për rrjetin Al-Arabiya, ministri irakian i Mbrojtjes Thabet Al-Abasi njoftoi se komitetet e larta ushtarake të Irakut dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës brenda 2 viteve forcat e huaja do të tërhiqen nga Iraku. Ministri i Jashtëm irakian deklaroi se pas kësaj marrëveshjeje marrëdhëniet mes dy palëve do të ndryshojnë në një partneritet të qëndrueshëm të sigurisë dhe shtoi: “Është rënë dakord që misioni i koalicionit të përfundojë në dy faza. Faza [e parë] do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë deri në vitin 2025. Faza e dytë do të përfundojë në vitin 2026. Thabet al-Abasi më tej theksoi se ministri amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i tha palës irakiane se dy vjet nuk janë të mjaftueshme për tërheqjen e forcave amerikane dhe kërkoi që afati të shtohet edhe një vit, por Bagdadi nuk pranoi zgjatjen e kësaj periudhe. Amerika ka rreth 2500 trupa në Irak dhe pretendon se këta ushtarë janë të pranishëm në këtë vend si këshilltarë dhe trajnerë të forcave irakiane. Gjatë viteve të fundit, partitë irakiane kanë kërkuar vazhdimisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga territori i këtij vendi, por ushtria amerikane është ende e pranishme në Irak.