Dronët e frikshëm të Hezbollahut sulmojnë Kupolën e Hekurt të sionistëve
(last modified Mon, 09 Sep 2024 08:00:14 GMT )
Shtator 09, 2024 10:00 Europe/Tirane
  • Dronët e frikshëm të Hezbollahut sulmojnë Kupolën e Hekurt të sionistëve

Lëvizja Hezbollah e Libanit duke lëshuar një deklaratë njoftoi për një sulm me dron ndaj sistemit të Kupolës së Hekurt të regjimit sionist.

Sipas Al Jazeera, Hezbollahu i Libanit ka kryer operacione të gjera kundër armikut sionist që nga fillimi i luftës së Gazës më 7 tetor 2023 dhe duke aktivizuar frontin verior, e ka detyruar Tel Avivin të vendosë një të tretën e ushtrisë së tij në kufijtë e Libanit. Nisur nga kjo, në deklaratën e saj të fundit, lëvizja Hezbollah njoftoi se ka goditur pozicionet e armikut sionist, veçanërisht sistemin e Kupolës së Hekurt të këtij regjimi. Në deklaratën e publikuar nga kjo lëvizje thuhet: Skuadronet e dronëve tanë sulmues shënjestruan pozicionet e ushtrisë së regjimit sionist në Al-Zaura. Si pasojë e këtij sulmi u vranë dhe u plagosën një numër ushtarësh sionist, si dhe u shkatërrua sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit sionist i njohur si Kupola e Hekurt. Hezbollahu theksoi: Ky sulm hakmarrës u krye në përgjigje të sulmeve të regjimit sionist ndaj fshatrave dhe qyteteve të Libanit jugor. Deri më tani, ushtria sioniste nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Hezbollahut. Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu i Libanit, me qëllim që të angazhojë një pjesë të madhe të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe të pakësojë presionin mbi rezistencën në Gaza, ka kryer ka bërë operacione të përditshme dhe të rënda kundër objektivave të regjimit sionist brenda territorit palestinez.

Tags