Hezbollahu lëshon raketa kundër pozicioneve izraelite
(last modified Sat, 14 Sep 2024 18:41:29 GMT )
Shtator 14, 2024 20:41 Europe/Tirane
  • Hezbollahu lëshon raketa kundër pozicioneve izraelite

Lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah ka lëshuar disa raketa në drejtim të veriut të Palestinës së pushtuar, duke shkaktuar alarme paralajmëruese në vendbanimet izraelite në rajonin perëndimor al Jalil.

Një bazë izraelite ishte në shënjestër të Hezbollahut në al Jalil, raportoi të shtunën Al Mayadeen.

Hezbollahu i Libanit njoftoi në një deklaratë se sulmet e tij u kryen në mbështetje të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas dhe të popullit në Gaza.

Hezbollahu gjithashtu shënjestroi me dhjetëra raketa Katyusha një bazë ushtarake dhe disa baza logjistike në rajonin Amiad në përgjigje të agresionit sionist kundër fshatrave jugore të Libanit.

Lëvizja libaneze e rezistencës nisi një sulm me një raketë të drejtuar kundër një prej tankeve Merkava të regjimit izraelit, thuhet në një deklaratë tjetër dhe sipas mediave, tanku u dogj dhe u asgjësua.

Ndërkohë, sipas mediave izraelite, lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka lëshuar më shumë se 1000 dronë kundër pozicioneve izraelite në veri të Izraelit.

Dronët e Hezbollahut janë kthyer në sfidën kryesore për mbrojtjen ajrore izraelite, raportoi të shtunën Channel 13 i Izraelit.

Ky burim shtoi se ushtria izraelite nuk është në gjendje të rrëzojë dronët e Hezbollahut, duke vënë në dukje se dronët i arrijnë me lehtësi objektivat e tyre.

 

Tags