Hezbollahu sulmon një bazë ushtarake të regjimit sionist
(last modified Thu, 19 Sep 2024 20:00:45 GMT )
Shtator 19, 2024 22:00 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon një bazë ushtarake të regjimit sionist

Sahab-Hezbollahu i Libanit njoftoi për një sulm në një bazë ushtarake të regjimit sionist ku vrau dhe plagosi një numër ushtarësh të regjimit pushtues.

Sipas IRNA, departamenti i informacionit për luftën e Hezbollahut të Libanit në një deklaratë njoftoi se për të mbështetur kombin e palëkundur palestinez në Gaza dhe për të ndihmuar rezistencën e tij të guximshme dhe të ndershme, luftëtarët e rezistencës islamike sulmuan qendrën e grumbullimit ushtarak të regjimit sionist në Al Maraj, si pasojë e së cilës u vranë dhe u plagosën një numër sionistësh.  Mediat e regjimit sionist raportuan edhe për sulmin e rëndë në veri dhe duke iu referuar kërkesës për dërgimin e një helikopteri dhe një ambulance në rajon, raportuan se të paktën një ushtar izraelit është vrarë dhe 6 sionistë janë plagosur. Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu i Libanit, për të angazhuar një pjesë të madhe të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe për të ulur presionin mbi rezistencën në Gaza, ka kryer operacione të përditshme dhe të rënda kundër objektivave të regjimit sionist brenda territorit palestinez.

Tags