Hezbollahu kryen sulm raketor në qytetin e pushtuar Haifa
(last modified Sat, 28 Sep 2024 10:03:39 GMT )
Shtator 28, 2024 12:03 Europe/Tirane
  • Hezbollahu kryen sulm raketor në qytetin e pushtuar Haifa

Qyteti port Haifa në territoret e pushtuara u vu në shënjestër të raketave nga jugu i Libanit pas sulmeve agresive të regjimit sionist në Dahiya, në jug të Bejrutit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, rrjeti Al-Arabic Al-Jadeed njoftoi se raketat e Hezbollahut u vunë re mbi qiellin e qytetit Tubas në Bregun Perëndimor. Burimet sioniste gjithashtu raportuan se disa raketa goditën qytetin e pushtuar Safad në veri të Palestinës së pushtuar. Sipas këtij raporti, një raketë ka goditur drejtpërdrejt një ndërtesë në këtë qytet. Kanali 12 i Izraelit e konfirmoi këtë lajm dhe njoftoi se 4 raketa të lëshuara nga Libani ranë në Safad dhe rrethinat e tij. Mediat sioniste njoftuan se ky sulm me raketa është kryer nga Libani drejt zonave në veri të Palestinës së pushtuar, duke përfshirë qytetin e pushtuar Safad dhe disa vendbanime sioniste në rajonin e Golanit. Pas këtij sulmi, janë dëgjuar sirenat e alarmit në pjesën më të madhe të Palestinës së pushtuar. Lidhur me këtë, Radio e Ushtrisë Sioniste njoftoi se janë zbatuar masa të rrepta sigurie në ambasadat izraelite në mbarë botën dhe është shpallur gjendja e gatishmërisë.  Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist theksoi se në konsultimet dhe diskutimet e sotme, zyrtarët e sigurisë dhe politikës izraelite diskutuan çështjen se sulmi në periferitë jugore të Bejrutit do të ndryshojë situatën në Lindjen e Mesme. Disa burime të regjimit sionist bënë të ditur se sulmi i sotëm në periferinë jugore të Bejrutit është kryer me 8 deri në 12 avionë luftarakë. Kanali amerikan “NBC News”, duke cituar një zyrtar izraelit raportoi: “Parashikimi ynë është se Hezbollahu do të përpiqet të nisë një sulm hakmarrës ndaj Izraelit pas sulmit në selinë e tij”.

Tags