Shejkh Naim Kasem: Rruga e dëshmorit Nasrallah do të vazhdojë
(last modified Mon, 30 Sep 2024 13:14:40 GMT )
Shtator 30, 2024 15:14 Europe/Tirane
  • Shejkh Naim Kasem: Rruga e dëshmorit Nasrallah do të vazhdojë

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Islamike "Hezbollah" të Libanit deklaroi: "Ne nuk do të tërhiqemi nga qëndrimet tona dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rripin e Gazës në kuadër të mbështetjes së Palestinës".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, me rastin e martirizimit të Sejed Hassan Nasrallah dhe disa komandantëve të Hezbollahut, deklaroi: "Izraeli po sulmon territorin e Libanit dhe civilët dhe po kryen krime dhe masakra me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Shejkh Naim Kasim shtoi: “Nëse izraelitët vendosin të hyjnë nga toka, forcat e rezistencës libaneze janë gati për t'u përballur me një sulm tokësor. Fuqia jonë është e gjerë dhe armiku sionist për shkak se nuk mund të shkatërrojë fuqinë tonë, ka arritur në çmenduri të plotë".

Shejkh Naim Kasem duke iu drejtuar luftëtarëve të rezistencës, deklaroi: "Jeni të sigurt se ne vazhdojmë të qëndrojmë në një front dhe fitorja është në anën tonë".

Ky funksionar i lart i Hezbullahut shtoi: "Me të gjitha dhimbjet dhe viktimat dhe sakrificat, ne do të vazhdojmë rrugën tonë, pavarësisht se kemi humbur disa nga udhëheqësit tanë, pavarësisht sulmeve të armikut kundër civilëve dhe me gjithë sakrificave të mëdha, ne nuk do të tërhiqemi aspak nga qëndrimet tona dhe rezistenca (Hezbullahu) do të vazhdojë mbështetjen ndaj Rripit të Gazës dhe Palestinës dhe mbrojtjen e Libanit dhe popullit të tij. Prandaj, kemi besim të plotë se do të dalim fitues në këtë luftë".

Shejkh Naim Kasem në lidhje me strukturën organizative të Hezbullahut pas martirizimit të Sejedit të Rezistencës, theksoi: "Vëllezërit tanë në përputhje me strukturën e organizuar, po vazhdojnë punën e vet dhe në bazë të programeve, po punojnë për zëvendësimin e personave dhe udhëheqësve përkatës. Ne mund të përballemi me çfarëdo lloje situate të mundshme dhe forcat e rezistencës janë të gatshme për t'u përballur me agresionin tokësor. Në strukturën e Hezbullahut ekzistojnë persona dhe njerëz të shumtë të cilët mund të marrin dhe zbatojnë përgjegjësi të ndryshme dhe zgjedhja e tyre është shumë e lehtë për shkak se ekziston një solidaritet i madh mes nesh. Regjimi pushtues sionist nuk ka arritur të shkatërrojë kapacitetet ushtarake të Hezbollahut, sepse kapacitetet dhe kushtet e rezistencës së Libanit janë të fuqishme dhe të gjera".

Zv/sekretari i përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit theksoi: "Në rast të goditjes dhe vrasjes së liderit të Hezbullahut në çfarëdo situate, struktura e Hezbollahut është e organizuar në atë mënyrë që ekzistojnë gjithnjë përfaqësues dhe opsione për udhëheqjen e lëvizjes sonë".

Shejkh Naim Kasem duke thënë brenda kohës më të shkurtër të mundshme do të zgjidhet sekretari i përgjithshëm i ri i Hezbullahut, theksoi: "Jemi të sigurt dhe të palëkundur se armiku sionist nuk do të mund të realizojë qëllimet e tij dhe ne do të dalim ngadhënjimtar në këtë fushëbetejë. Nëse Izraeli ka menduar se kryerja e sulmeve dhe krimeve më barbare të mundshme, do t'i realizojë qëllimet e tij, ai tërësisht është në iluzion".  

Vlen të theksohet se avionët luftarakë të regjimit sionist të premten më 27 shtator, kanë bombarduar pjesën jugore të Bejrutit dhe si pasojë e këtij sulmi është vrarë Sejed Hasan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Libanit.

Tags