Zhvillimet çast pas çasti me sulmet raketore kundër Izraelit
(last modified Tue, 01 Oct 2024 17:09:08 GMT )
Tetor 01, 2024 19:09 Europe/Tirane
  • Zhvillimet çast pas çasti me sulmet  raketore kundër Izraelit

Në këtë raport, moment pas momenti janë publikuar zhvillimet e sulmeve raketore të Iranit ndaj territoreve të pushtuara të Palestinës (regjimit sionist).

Pentagoni: Ne i kërkojmë Iranit të ndalojë sulmet e mëtejshme
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se nuk dëshiron zgjerimin e konfliktit në rajon dhe dëshiron që Irani të ndalojë sulmet e tij të radhës.

Presidenti i Iranit: Sulmi i Iranit ndaj regjimit sionist ishte në mbrojtje të interesave dhe shtetasve iranianë/mos u përfshini me Iranin

Z. Masoud Pezeshkian, presidenti i Iranit, pas sulmit raketor të Gardës së Revolucionit Islamik goditi zemrën e territoreve të pushtuara, theksoi: "Netanyahu duhet të dijë se Irani nuk është luftënxitës, por ai do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi".

Ushtria izraelite: Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane përdori për herë të parë raketën hipersonike Fattah.

Yediot Aharonot: Raketat iraniane goditën bazën ushtarake Navatim në Izraelin jugor
Një gazetë izraelite njoftoi se vëzhgoi një numër raketash iraniane që goditën bazën ushtarake Navatim në Negev në jug të territoreve të pushtuara palestineze.

Ushtria sioniste konfirmoi sulme në Tel Aviv
Ushtria izraelite njoftoi rreth 10 minuta më parë se sulmet me raketa të Iranit janë ende duke vazhduar.
“Ju kërkohet të qëndroni në zonat e mbrojtura deri në një njoftim të dytë”, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite ka shtuar se shpërthimet që mund të dëgjohen në të gjithë Palestinën e pushtuar janë shkaktuar nga përgjimi i raketave ose goditjet me raketa.

Delegacioni i Iranit: Çfarëdo djallëzi e re e Izraelit do të shoqërohet me një përgjigje shkatërruese
Duke iu referuar hakmarrjes raketore të Iranit, Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi: "Nëse regjimi sionist reagon me të keqen e re, përgjigja e radhës do të jetë shkatërruese".

Gazetari i ABC: Izraeli po pret një natë e gjatë
Një reporter i ABC raportoi nga një prej strehimoreve izraelite: "Duket se një natë shumë, shumë e gjatë e pret Izraelin".

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit për herë të parë përdor raketë supërsonike

Garda e Revolucioinit Islamik të Iranit ka njoftuar se për herë të parë gjatë këtij sulmi ka përdorur raketë supersonike për të bombarduar bazata ushtarake ajrore dhe anti-ajrore "Arrov-2" dhe Arrov-3".

Gjithashtu burimet informative raportojnë se raketat iraniane kanë goditur tre bazat kryesore ajrore izraelite "Nevatim" e cila mbanë avionët luftarakë F-35, bazën ajrore "Netzarim" dhe bazën ajrore "Tel Nov" ku ishin dislokuar avionët luftarak F-15 të cilët kryen aoperacionin e vrasjes së Sejed Hasan Nasrullah.

Shpërthime në aeroportin "Noatim"

Aeroporti ushtarak “Noatim” i regjimit sionist në jug të Palestinës së pushtuar ka dëshmuar gjithashtu shpërthime të njëpasnjëshme pasi është goditur nga dhjetëra raketa iraniane dhe tymi i madh ka mbuluar qiellin.

Shpërthime të tmerrshme në bazat ushtarake të regjimit sionist pas sulmit raketor të Iranit

Mediat e regjimit sionist raportuan për shfaqjen e shpërthimeve masive në disa baza ushtarake të këtij regjimi si pasojë e goditjes së raketave iraniane.

Agjencia palestineze e lajmeve “Sama”, zëdhënësi i ushtrisë sioniste, raportoi se raketat iraniane goditën drejtpërdrejt qendrën dhe jugun e territoreve të pushtuara.
Sipas këtij raporti, bazat ushtarake të regjimit sionist ishin arenë e shpërthimeve të njëpasnjëshme dhe të tmerrshme nga raketat iraniane.

Hezbullahu i Libanit: Izraeli nuk ka hyrë asnjë centimetër në territorin e Libanit

Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hezbullah) e Libanit me anë të një deklarate zyrtare ka theksuar se forcat ushtarake të regjimit sionist nuk kanë arritur të hyjnë asnjë centimetër në territorin e Libanit dhe lajmet e publikuara në lidhje me këtë çështje janë gënjeshtra dhe pretendime të pavërteta.

Ushtria izraelite ndalon publikimin e pamjeve nga goditja e raketave iraniane

Burimet informative bëjnë të ditur se ushtria dhe qeveria izraelite ka ndaluar publimin e çfarëdo lloje video që tregon pamjet e goditjeve të raketave iraniane në territoret e pushtuara.

Al Jazeera: Përpjekja për të kapur raketa iraniane nga baza Ajn al-Asad
Rrjeti Al Jazeera, duke cituar një burim sigurie, raportoi se mbrojtja ajrore amerikane u përpoq të kapte raketa iraniane nga baza Ain al-Asad.

Baza ajrore Navatim në jug të Palestinës së pushtuar është goditur rëndë me raketa iraniane.

Mbledhja nëntokësore e qeverisë sioniste
Axios citoi zyrtarët izraelitë: Kabineti i sigurisë emergjente i Izraelit ka mbajtur një takim në një bodrum qeveritar pranë Jerusalemit.

Disa raketa goditën në veri të Tel Avivit

Burimet izraelite raportuan se pas sulmeve raketore të Iranit, disa raketa goditën veriun e Tel Avivit.
Këto burime thanë gjithashtu se ka filluar raundi i dytë i lëshimeve të raketave të Iranit në Palestinën e pushtuar.

Deklarata e Bidenit para fillimit të sulmit raketor të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi në X: "Këtë mëngjes, zëvendëspresidenti im dhe unë u takuam me ekipin e sigurisë kombëtare për të diskutuar planin e Iranit për të lëshuar raketa balistike kundër Izraelit. “Ne folëm se si Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të mbrojtur Izraelin kundër këtyre sulmeve dhe gjithashtu për të mbrojtur forcat amerikane".

Tags