Hezbollahu shkatërroi 3 tanke izraelite Merkava
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163256-hezbollahu_shkatërroi_3_tanke_izraelite_merkava
Rezistenca Islamike Libaneze njoftoi se ka shkatërruar 3 tanke izraelite Merkava.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2024 17:32 Europe/Tirane
  • Hezbollahu shkatërroi 3 tanke izraelite Merkava

Rezistenca Islamike Libaneze njoftoi se ka shkatërruar 3 tanke izraelite Merkava.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, lëvizja libaneze e rezistencës, Hezbollah, njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje, më 2 tetor, se ky operacion u krye sot rreth orës 17:00 dhe se tanket izraelite u shkatërruan ndërsa po përparonin në drejtim të rajonit Maroun al-Ras në Libanin jugor.

Rezistenca Libaneze vuri në dukje se tre tanket izraelite Merkava u goditën nga raketa të drejtuara.

Një gazetar i kanalit televiziv Al-Mayadeen raportoi se gjatë këtij sulmi, tre tanket morën flakë dhe ushtarët izraelitë që ndodheshin aty u vranë.

Forcat izraelite kohët e fundit nisën një agresion për të hyrë në territorin libanez, por këto përpjekje u ndeshën me rezistencë të fortë nga forcat e Hezbollahut.