Tetor 03, 2024 19:32 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Siri

Kanali televiziv "Al-Mayadeen" raportoi për sulmin ndaj një baze ushtarake amerikane në provincën Al-Hasakah.

Grupet e rezistencës shënjestruan me disa raketa bazën ushtarake amerikane në qytetin Al-Shadadi në provincën Al-Hasakah që ndodhet në verilindje të Sirisë. Deri më tani nuk janë publikuar më shumë detaje të këtij sulmi, mbi viktimat apo dëmet e mundshme. Një lajm tjetër është se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në një deklaratë ku dënon krimet barbare të kryera nga forcat e regjimit sionist kundër Sirisë dhe vendeve të tjera të rajonit, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të veprojë sipas përgjegjësive të tij për t'u marrë me krimet e këtij regjimi dhe për t'i dhënë fund heshtjes kundër brutalitetit të regjimit okupator izraelit.

Tags