Tetor 05, 2024 21:12 Europe/Tirane
  • Hezbollahu kryen sulm me raketa në Galile

Hezbollahu i Libanit ka kryer një sulm me raketa kundër Galilesë në pjesët veriore të territoreve të pushtuara nga Izraeli, sipas mediave sioniste.

Mediat sioniste kanë pohuar se rreth 30 raketa janë lëshuar nga Libani në Galile të shtunën.

Televizioni Al Mayadeen i Libanit raportoi gjithashtu se një sulm me raketa të Hezbollahut në Karmiel, në pjesët veriore të territoreve të pushtuara, shkaktoi një zjarr masiv në këtë qytet.

Qyteti Karmiel ishte goditur nga të paktën 30 raketa të Hezbollahut, sipas një pretendimi të mediave sioniste.

Në zhvillimet e fundit në Libanin jugor, Hezbollahu tha se ka vënë në shënjestër një tank Merkava të Ushtrisë Sioniste me një raketë të drejtuar. Ai shtoi se i gjithë personeli i tankut është vrarë ose plagosur.