Tetor 06, 2024 10:49 Europe/Tirane
  • Hezbollah: Ne shënjestruam bazën Shimshon me dronë kamikazë

Hezbollahu i Libanit raportoi të dielën në mëngjes se shkatërroi bazën Shimshon me dronë shpërthyes.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Hezbollahu i Libanit njoftoi se të shtunën ka sulmuar me dronë shpërthyes bazën Shimshon (qendra e komandës logjistike dhe njësia rajonale e logjistikës së ushtrisë izraelite).

Sipas këtij raporti, në këtë sulm janë goditur me saktësi ndërtesa dhe lokacione të ushtarëve izraelitë.

Hezbollahu gjithashtu shënjestroi forcat pushtuese izraelite në qytezën Al-Manara nëpërmjet një sulmi të rëndë me raketa dhe u shkaktoi atyre disa viktima.

Luftëtarët libanezë kanë vënë në shënjestër edhe forcat pushtuese izraelite në qytezën Al-Manara me anë një sulmi të rëndë me raketa. Gjithashtu, në një tjetër operacion, ushtarët izraelitë në bazën Beyad Blida u vunë në shënjestër të sulmit me raketa të Hezbollahut.

Nga ana tjetër, herët në mëngjes, mediat izraelite raportuan për sulmin raketor të Hezbollahut në qytezën Kiryat Shmona afër kufirit me Libanin, një qytezë që prej muajsh është braktisur dhe është kthyer në një bazë të forcave pushtuese.

Sipas burimeve hebreje, nga Libani në drejtim të këtij qyteti janë hedhur 30 raketa.

Rrjeti televiziv sionist Kan njoftoi të shtunën mbrëma se që nga mëngjesi i së shtunës janë lëshuar më shumë se 135 raketa nga Libani në drejtim të zonave veriore të Palestinës së pushtuar.

Gjithashtu, në vazhdim të sulmit ndaj bazave ushtarake të regjimit sionist, mbrëmjen e djeshme lëvizja libaneze Hezbollah ka vënë në shënjestër kazermën “Maaliyah Golani” në Golanin e pushtuar me anë të një sulmi raketor.

 

Tags