Hezbollahu lëshon mbi 200 raketa në territoret e pushtuara
(last modified Wed, 09 Oct 2024 19:00:21 GMT )
Tetor 09, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Hezbollahu lëshon mbi 200 raketa në territoret e pushtuara

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka lëshuar më shumë se 200 raketa në zona të ndryshme në veri të territoreve të pushtuara, duke përfshirë rajonet Safed, Galile dhe Golan.

Dy izraelitë janë vrarë në një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollahu në veri të territoreve të pushtuara nga Izraeli.

Raketat e Rezistencës së Libanit ranë qytetin Kiryat Shmona të mërkurën, duke vrarë një burrë dhe një grua, tha në një deklaratë shërbimi i ambulancës i Izraelit.

Burimet sioniste raportuan të mërkurën se Hezbollahu hodhi mbi 200 raketa drejt territoreve veriore të pushtuara dhe Golanit të pushtuar, siç raportohet nga agjencia palestineze e lajmeve Samaa.

Rajoni i Galilesë, lartësitë jugore të Golanit, jugu i Galilesë dhe qyteti i pushtuar Safed në Palestinën e pushtuar përjetuan sulmet më të ashpra me raketa nga Hezbollahu.

Mediat e regjimit sionist raportuan gjithashtu se një raketë e Hezbollahut goditi një ndërtesë në qytetin Safed, duke plagosur një person.

Një burim ushtarak në Radion e Ushtrisë së regjimit sionist i përshkroi sulmet me raketa të Hezbollahut në qytetin Safed si më të rëndat që nga fillimi i luftës kundër Rripit të Gazës.

Në të njëjtën kohë, një sulm në Haifën veriore rezultoi në plagosjen e të paktën katër personave, me një në gjendje kritike.

Mediat e regjimit sionist raportuan mëngjesin e sotëm se të paktën 10 raketa janë lëshuar nga Hezbollahu.

Ata shtuan se sulmet u pasuan nga sirenat e alarmit në qytetin e Haifës dhe në zonën e Cezaresë në veri të territoreve të pushtuara.

Raketat e Hezbollahut libanez goditën qytetin Kiryat Ata në Haifa në veri të territoreve të pushtuara, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë në këtë vendbanim.

Gjithashtu, mediat sioniste raportuan se Hezbollahu qëlloi me raketa platformën e nxjerrjes së gazit Leviathan të regjimit sionist.

 

Tags