Humbje të rënda të ushtrisë sioniste në një pritë të Hezbollahut
(last modified Sun, 13 Oct 2024 08:43:30 GMT )
Tetor 13, 2024 10:43 Europe/Tirane
  • Humbje të rënda të ushtrisë sioniste në një pritë të Hezbollahut

Forcat e Rezistencës Islamike të Libanit u përleshën me ushtarët e regjimit sionist pas shpërthimit të një bombe; përleshje kjo, në të cilën u vranë dhe u plagosën një numër ushtarësh sionistë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar selinë e Informacionit të Luftës së Rezistencës Islamike të Libanit, Hezbollah njoftoi se luftëtarët e Rezistencës shpërthyen një bombë mes një grupi ushtarësh sionistë në orën 3 të mëngjesit të sotëm (të dielën).

Më pas forcat e Rezistencës u përleshën me këtë grup ushtarësh armiq, të cilët planifikonin të depërtonin në qytezën Ramieh. Në këtë operacion, përveç shkatërrimit të mjeteve luftarake të armikut, u vranë edhe disa elementë sionistë dhe disa të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë tjetër, Hezbollahu njoftoi për një sulm artilerie ndaj një grupi ushtarësh armiq në bazën Tal Shaar në veri të Palestinës.

Gjithashtu, Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër kazermën "Zar'it" me raketa të ndryshme, duke përfshirë edhe raketat Burkan.

Përveç kësaj, edhe pozicionet e ushtarëve sionistë në Khale Warde dhe në zonën e pushtuar Shomera u shënjestruan nga disa raketa.

Mediat hebreje pranuan se të paktën 35 raketa dhe mortaja u hodhën nga pala libaneze në orët pas mesnatës në drejtim të Galilesë Perëndimore.

 

Tags