Digjen çadrat e refugjatëve palestinezë nga sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163664-digjen_çadrat_e_refugjatëve_palestinezë_nga_sionistët
Të hënën, në orët e para të mëngjesit, avionët luftarakë izraelitë bombarduan çadrat e refugjatëve palestinezë në qendër të Gazës, duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur 70 të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2024 07:56 Europe/Tirane
  • Digjen çadrat e refugjatëve palestinezë nga sionistët

Të hënën, në orët e para të mëngjesit, avionët luftarakë izraelitë bombarduan çadrat e refugjatëve palestinezë në qendër të Gazës, duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur 70 të tjerë.

Sipas raportimit të rrjetit televiziv Al-Alam, në këtë sulm janë djegur 30 tenda dhe intensiteti i zjarrit ka qenë i tillë, saqë flakët kanë arritur në Spitalin "Martirët e Al-Aksa-së", i cili ishte ngjitur me vendndodhjen e këtyre tendave.

Pamjet e zonës së Spitalit "Martirët e Al-Aksa-së" tregojnë se disa nga personat e zhvendosur janë djegur të gjallë.

Ndonëse ende nuk dihen shifrat e sakta të dëshmorëve dhe të plagosurve dhe zjarri në vendin e sulmeve nuk është frenuar, këto sulme ka të ngjarë të vështirësojnë procesin e dhënies së ndihmës.

Nga ana tjetër, Grupi i Ndihmës dhe i Shpëtimit të Gazës njoftoi se personeli i tij po përpiqet të kontrollojë zjarrin që ndodhi si pasojë e sulmit izraelit në tendat e të zhvendosurve.

Ky grup paralajmëroi se sulmi aktual, si dhe sulmi i regjimit sionist ndaj shkollës "Al-Mufti" disa orë më parë, dëshmojnë se asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt.

Pak orë më parë, në një tjetër krim, regjimi sionist bombardoi kampin e refugjatëve në një shkollë në kampin Al-Nusejrat në qendër të Rripit të Gazës, gjatë të cilit deri më tani kanë rënë dëshmorë 18 persona.