Sulme masive raketore nga Hezbollahu në Palestinën e pushtuar
(last modified Thu, 17 Oct 2024 09:27:35 GMT )
Tetor 17, 2024 11:27 Europe/Tirane
  • Sulme masive raketore nga Hezbollahu në Palestinën e pushtuar

Mediat e regjimit sionist raportuan për sulme masive me raketa të Hezbollahut ndaj territoreve të pushtuara palestineze.

Sipas raportimit të orëve të para të mëngjesit të rrjetit televiziv "Al-Mayadeen", cituar nga mediat e regjimit sionist, pas sulmeve të gjera me raketa të Hezbollahut të Libanit në veri të Palestinës së pushtuar nga Al-Xhalil deri në Nasira (Nazaret), sirenat e rrezikut ranë në 130 zona.

Sot, të enjten, Hezbollahu i Libanit njoftoi në një deklaratë se luftëtarët e Rezistencës Islamike sulmuan me të paktën 10 raketa vendbanimin sionist Kiryat Shmona në veri të Palestinës së pushtuar.

Sulmet me raketa të Hezbollahut kanë shkaktuar zjarre të gjera në këto zona.

Në vazhdim të sulmeve të njëpasnjëshme ndaj bazave ushtarake të regjimit sionist, kazermat ushtarake “Yeftah” dhe hangari i artilerisë së këtij regjimi në “Delton” u vunë në shënjestër të një numri të madh raketash.

Rrjeti i lajmeve Al-Manar raportoi mbrëmë se lëvizja libaneze Hezbollah, në vazhdim të sulmeve të njëpasnjëshme ndaj bazave ushtarake të regjimit sionist, shënjestroi me një numër të madh raketash kazermat ushtarake "Yeftah" dhe hangarin e artilerisë së këtij regjimi në "Delton".

Që nga 23 shtatori i vitit 2024, ushtria izraelite ka nisur sulme masive në zona të ndryshme të Libanit jugor.

Hezbollahu i Libanit nuk ka qëndruar i heshtur përballë sulmeve ndaj civilëve në këtë vend dhe ka vënë në axhendën e saj operacione të shumta kundër pozicioneve dhe vendbanimeve sioniste në veri të Palestinës së pushtuar.

 

Tags