Sulme të ushtrisë sioniste në Siri
(last modified Thu, 24 Oct 2024 07:36:37 GMT )
Tetor 24, 2024 09:36 Europe/Tirane
  • Sulme të ushtrisë sioniste në Siri

Avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan qytetet e Damaskut dhe Homsit.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Sahab, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA, një person ka mbetur i vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga bombardimet e qyteteve të Damaskut (kryeqyteti i Sirisë) dhe Homsit nga avionët luftarakë të regjimit sionist.

Në këtë sulm, përveç zonës Kfar-Susa të Damaskut, në shënjestër të ushtrisë sioniste u vu edhe një nga qendrat ushtarake në periferi të Homsit (në lindje të Sirisë).

Gjithashtu, një ndërtesë u sulmua në zonën Kfar-Susa në Damask të Sirisë.

Mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane kapi disa objektiva armiqësore në qiejt e Damaskut dhe Homsit.

Gjatë viteve të fundit, regjimi sionist ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe zona të ndryshme të Sirisë.

Agresionet ushtarake të regjimit sionist ndaj territorit sirian ndodhin në një situatë kur Damasku u ka dërguar vazhdimisht letër Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, duke i dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar këtyre organizmave ndërkombëtarë që t'i ndalin ato.

 

Tags