Rezistenca irakiane kryen sulme me dron në Golanin e pushtuar
(last modified Thu, 24 Oct 2024 19:44:37 GMT )
Tetor 24, 2024 21:44 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane kryen sulme me dron në Golanin e pushtuar

Rezistenca irakiane njoftoi se ka nisur një sulm me dron në një pozicion kyç izraelit në Golanin e pushtuar.

Në një deklaratë të enjten, Rezistenca Islamike në Irak njoftoi se goditi objektivin në një sulm me dron, bënë të ditur mediat irakiane.

Në fillim të kësaj jave, rezistenca irakiane njoftoi se luftëtarët e saj filluan një tjetër sulm me dron në një pozicion kyç izraelit në Golanin e pushtuar sirian.

Në javët dhe muajt e fundit, Rezistenca Islamike në Irak ka shënjestruar pozicione kritike në Eilat dhe lartësitë e pushtuara të Golanit, duke paralajmëruar se sulmi i mëtejshëm izraelit në Gaza do të çonte në një përshkallëzim të veprimeve të tyre hakmarrëse.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga lufta izraelite në Gaza ka tejkaluar shifrën 42,718 që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.