Izraeli i dobët në rrëzimin e dronëve të Hezbollahut të Libanit
(last modified Sat, 26 Oct 2024 07:17:36 GMT )
Tetor 26, 2024 09:17 Europe/Tirane
  • Izraeli i dobët në rrëzimin e dronëve të Hezbollahut të Libanit

Një analist i regjimit sionist pranoi dobësinë e Izraelit në përballjen me dronët e Hezbollahut të Libanit.

"Amir Bokhbout", një analist ushtarak i faqes sioniste të lajmeve "Walla", deklaroi se ushtria e regjimit sionist është e dobët në përballjen me dronët e lëshuar drejt territoreve të pushtuara dhe përmendi raste të shumta, dronët e Hezbollahut kanë kaluar dhe fluturuar në hapësirën ajrore të regjimit sionist pa u zbuluar nga radarët. Sipas rrjetit Sahab, duke cituar rrjetin IRNA të lajmev; “Amir Bukhbout” për këtë ka thënë: Ka boshllëqe në përballjen me kërcënimet që vijnë nga dronët. Këto boshllëqe nuk ishin të dukshme, por që nga 7 tetori 2023 janë bërë të qarta për të gjithë. Sipas Bukhbout, perceptimi dhe shënjestrimi i dronëve të Hezbollahut është shumë i ndërlikuar, sepse këta dronë fluturojnë në një lartësi të ulët, gjë që zvogëlon fuqinë e Forcave Ajrore izraelite për t'i shkatërruar. Ky analist sionist vazhdoi: Një dron që qëndronte i fshehur nga radarët dhe lëvizte pranë shtëpisë së kryeministrit të Izraelit ishte një goditje po aq e rëndësishme si shënjestrimi i kazermës “Golani”. Që nga 23 shtatori, ushtria sioniste ka nisur sulme në shkallë të gjerë në zona të ndryshme të Libanit, gjë që ka hasur në një reagim të fortë nga Hezbollahu. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, në sulmet e regjimit sionist në Liban, 2546 libanezë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur.  Hezbollahu i Libanit nuk ka qëndruar i heshtur përballë sulmeve ndaj civilëve në këtë vend dhe që në minutat e para, ai ka kryer operacione të shumta kundër pozicioneve dhe vendbanimeve sioniste në veri të territoreve të pushtuara.