Drejtori i rrjetit televiziv saudit shkarkohet nga puna pasi ofendoi liderët e boshtit të rezistencës
(last modified Mon, 28 Oct 2024 18:59:52 GMT )
Tetor 28, 2024 19:59 Europe/Tirane
  • Drejtori i rrjetit televiziv saudit shkarkohet nga puna pasi ofendoi liderët e boshtit të rezistencës

Sahab- Pas publikimit të një raporti me urrejtje kundër liderëve të rezistencës në rubrikën e lajmeve javore të kanalit saudit MBC, bordi drejtues i këtij rrjeti njoftoi zyrtarisht shkarkimin e drejtorit  të këtij rrjeti që bëri këtë gabim.

Javën e kaluar, kanali saudit MBC në rubrikën e tij javore të lajmeve duke transmetuar një reportazh plot fyerje dhe shpifje, liderët martir të rezistencës i quajti terroristë. Sipas raportit të kanalit Sahab, pas publikimit të këtij raporti nga kanali satelitor saudit MBC, bordi i drejtorëve të këtij kanali vendosi të shkarkojë Mosaed Al-Thabiti, drejtorin e lajmeve të këtij rrjeti. Shkarkimi i drejtorit të rrjetit saudit MBC u bë në një situatë ku populli irakian në ditët e kaluara ka reaguar ndaj vendosjes së emrave dhe imazheve të dëshmorëve të rezistencës, veçanërisht dëshmorit Abu Mehdi al-Muhandis, komandanti i Forcave të Mobilizimit Popullor irakian, në këtë raport ofendues. Ata u mblodhën para zyrës rajonale të këtij rrjeti në Bagdad dhe kërkuan ndalimin e aktiviteteve të këtij rrjeti në vendin e tyre. Në një njoftim, Bordi i Irakut për Media, duke dënuar këtë akt të urryer, i anuloi licencën e këtij kanali saudit për të operuar në Irak. Grupet irakiane të rezistencës gjithashtu kërcënuan se do të sulmojnë zyrën e këtij rrjeti në Irak nëse ai nuk mbyllet. Me presionin në rritje të opinionit publik irakian në lidhje me këtë raport ofendues, menaxherët e këtij rrjeti saudit më në fund vendosën të mbyllin zyrën e tyre në Irak deri në një njoftim të dytë.

Tags