4 ushtarë të tjerë sionistë janë vrarë në veri të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i164208-4_ushtarë_të_tjerë_sionistë_janë_vrarë_në_veri_të_gazës
Ushtria e regjimit sionist ka pranuar se katër ushtarë të tjerë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një pritë nga luftëtarët e rezistencës në Jabalia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2024 16:23 Europe/Tirane
  • 4 ushtarë të tjerë sionistë janë vrarë në veri të Gazës

Ushtria e regjimit sionist ka pranuar se katër ushtarë të tjerë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një pritë nga luftëtarët e rezistencës në Jabalia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.

Mediat e regjimit sionist raportuan të martën se katër ushtarët izraelitë u vranë nga një shpërthim bombe brenda një ndërtese në veri të Gazës.

Ushtria e regjimit sionist shpalli emrat e ushtarëve të vrarë: Aviv Gilboa, Naor Haimov, Nisim Meytal dhe Yehonatan Joni Keren.

Për më tepër, departamenti i rehabilitimit i ministrisë së luftës të regjimit sionist njoftoi se që nga 7 tetori 2023, rreth 12,000 ushtarë dhe personel sigurie janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat e rezistencës.

Deklarata tregonte se rreth 1500 ushtarë izraelitë u plagosën dy herë në luftimet me luftëtarët e rezistencës.

Për më tepër, departamenti i rehabilitimit i ministrisë së luftës të regjimit sionist raportoi se që nga fillimi i operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Libanin jugor, 900 ushtarë të plagosur janë transferuar në spitale.