Izraeli kërcënon të vrasë pasardhësin e ri të Hassan Nasrullah
(last modified Wed, 30 Oct 2024 07:05:45 GMT )
Tetor 30, 2024 08:05 Europe/Tirane
  • Izraeli kërcënon të vrasë pasardhësin e ri të Hassan Nasrullah

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënoi me vdekje Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Hezbollahut.

Sipas Euronews, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, në reagim ndaj emërimit të Sheikh Naim Qassem si udhëheqës i ri i Hezbollahut të Libanit, teksa publikoi një foto të pasardhësit të Sejed Hassan Nasrullah në rrjetin social X, e kërcënoi atë me vdekje dhe në dy artikuj për të, ai në hebraisht dhe anglisht shkroi: “Emërim i përkohshëm.  Jo për shumë kohë."  Ai gjithashtu në një deklaratë të pacipë në hebraisht shtoi: Numërimi mbrapsht ka filluar! Rreth një muaj më parë, Seyyed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, u martirizua nga Izraeli. Shejh Hashem Safiuddin, një tjetër kandidat popullor për pasardhësin e kreu të Hezbollahut, u martirizua nga Izraeli vetëm pak ditë pas Nasrullah.