Mediat sioniste ekspozojnë draftin e një armëpushimi të mundshëm në Liban
Mediat sioniste zbuluan draftin e një marrëveshjeje të mundshme për arritjen e armëpushimit në Liban dhe ndalimin e krimeve të regjimit sionist në këtë vend arab dhe njoftuan tërheqjen e forcave të ushtrisë sioniste nga Libani brenda një jave, bazuar në marrëveshjen e lartpërmendur.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, në të njëjtën kohë kur mediat amerikane pretenduan se marrëveshja e armëpushimit mes regjimit sionist dhe Libanit ishte e afërt, gazeta sioniste "Jerusalem Post", mbrëmjen e së mërkurës ekspozoi pjesët kryesore të draftit të marrëveshjes së armëpushimit mes regjimit sionist dhe Libanit.
Kjo gazetë sioniste raportoi: "Drafti i marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Libanit, për të cilin disa pretendojnë se ishte shkruar nga Amos Hochstein (këshilltar i lartë i presidentit të SHBA-së), u është paraqitur liderëve të Izraelit."
Sipas gazetës "Jerusalem Post", draft-marrëveshja fokusohet në zbatimin e Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mosndërmarrjen e asnjë veprimi nga ana e Rezistencës Libaneze apo “grupet e tjera të armatosura në Liban” kundër regjimit sionist.
Sipas raportit të "Jerusalem Post", në një pjesë tjetër të draftit të marrëveshjes së mundshme të armëpushimit ndërmjet regjimit sionist dhe Libanit, thuhet se vetëm forcat e ushtrisë libaneze dhe ato të UNIFIL-it kanë të drejtë të operojnë në jug të Libanit.
Përveç kësaj, regjimi sionist nuk do të ketë të drejtë të kryejë operacione sulmuese në Liban dhe kundër objekteve qeveritare dhe ushtarake.
Një nga pikat e rëndësishme të raportit të kësaj gazete sioniste i referohet tërheqjes së forcave të regjimit sionist nga jugu i Libanit brenda një jave pas nënshkrimit të marrëveshjes së lartpërmendur. Sipas "Jerusalem Post", me tërheqjen e forcave të ushtrisë së regjimit sionist, ushtria libaneze do të jetë e pranishme në jug të Libanit nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të organizatave të tjera ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, mbrëmë, kryeministri i qeverisë teknike të Libanit, Naxhib Mikati, përmes një deklarate tha: "Amos Hochstein, përfaqësuesi special i Amerikës, është duke shkuar drejt territoreve të pushtuara dhe shpresojmë se do të vendoset një armëpushim në Liban në orët e ardhshme."